37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare shtatzënë nga Pogradeci ka humbur jetën gjatë transportit drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim të specializuar.
Mësohet se 37-vjeçarja, me inicialet M. K., e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore.
Pas konsultave dhe ekzaminimeve mjekësore, bluzat e bardha kanë vendosur që pacientja të transportohej drejt një spitali të specializuar në kryeqytet.
Por gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, gjendja e saj është rënduar dhe 37-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Për përcaktimin e shkakut të vdekjes pritet kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, ndërsa rasti është nën verifikim. /euronews/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































