LAJMI I FUNDIT:

Dinko Velev nga Bullgaria, kërcënon gazetarin Milenko Nedellkovski

Dinko Velev nga Bullgaria, kërcënon gazetarin Milenko Nedellkovski

Dinko Velev, bullgari më i njohur për gjueti ndaj migrantëve, kërcënon se do të nisë një gjueti ndaj gazetarit kotraverz të Maqedonisë, Milekno Nedellkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ”Bugarija Denes”, Velev kërcënon se do ta gjejë Milenkon dhe do t’ia thejë veturën me çekan, ashtu siç ai e theku pllakën përkujtimore bullgare në majën e Kajmakçallanit në Veles.


Milenko Nedellkovski shkakton reagime të ashpra në Bullgari
Lexo po ashtu Milenko Nedellkovski shkakton reagime të ashpra në Bullgari

Velev paralajmëron se nuk do të konfrontohet fizikisht me Milenkon pasi që ”ky njeri, fizikisht nuk është liga ime. Rrahje nuk do të ketë, pasi që unë rrihem vetëm me njerëz si duhet. Kurse ky është miush frikacak.” Ai thotë se vendimi i tij vjen pas ”pasivitetit të institucioneve të Maqedonisë”.

Përndryshe, ”Bugarija Denes” paralajmëron se veprimet e Milenko Nedellkovskit, sipas të gjitha gjasave, do t’i kushtojnë shumë Maqedonisë dhe se përkrahja bullgare për Maqedoninë në BE, qëndron në fije të perit./Telegrafi/