LAJMI I FUNDIT:

Dina: Miku nuk vjen te banesa që të ftojë me zor për kafe (Video)

Dina: Miku nuk vjen te banesa që të ftojë me zor për kafe (Video)

Shaban Lushtaku, kushëriri i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndalur për 48 orë në Policinë e Kosovës, për dyshimet se ka kërcënuar shefin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Blerim Dinën.

Avokati i Shaban Lushtakut, Ilir Rama, i tha Insajderit, se klienti i tij ka shkuar në banesën e Dinës, pasi ata njihen së bashku dhe këto vizita janë të zakonshme.


Por vet Dina, për Insajderin, mohoi se ai dhe Lushtaku janë miq. Pranoi se njihet me Shaban Lushtakun qysh para shumë vitesh kur kanë punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por mohoi se kanë pasur miqësi.

“Vetëm jemi përshëndetur”, thotë Dina.

Deklaratat e avokatit Rama, që thirrej në deklaratën e Lushtakut në Polici, se Shaban Lushtaku nuk i ka kërkuar që të shkojnë të takohen me Sami Lushtakun, por vetëm ata dy, për Dinën janë të pavërteta.

“Ai ka ardhur tek banesa dhe më ka thënë eja dil jashtë”, ka thënë Dina.

“Unë e kam hapur derën, e kam parë që është ai dhe e kam pyetur se çfarë po kërkon. Pasi e mora vesh, ia mbylla derën dhe ai ka dalë nga ndërtesa”, ka shtuar Dina për Insajderin.

Dina ka komentuar edhe deklaratën e avokatit Rama, që thotë se klienti i tij dhe Dina janë takuar edhe në OSHP.

“Po është e vërtetë. Prej se ka ardhur ankesa ndaj tenderit që e ka fituar kompania ‘Sallahu’ presionet janë shtuar. Vet Lushtaku ka ardhur edhe në zyre tek unë për të folur për këtë cështje. Nuk kam pranuar”, ka thënë Dina.

Deklaratat e avokatit të Shaban Lushtakut, se Dina dhe Lushtaku janë takuar edhe në banesat e njëri tjetrit, për Dinën janë absurde.

“Unë siç shihet në video jam duke iu ikur atyre. Me pas qenë miq, unë nuk do të kisha ikur. As nuk do të kisha refuzuar të dalë në kafe me të, sidomos pasi të më vijë tek banesa. Banesën time nuk e di Shabani e madje as familjarët e mi”, ka thënë Dina.

Ai ka shtuar se e kupton se Lushtaku deklarohet në këtë mënyrë që të mos akuzohet për kërcënim ndaj tij.

“Por kjo nuk është e vërteta. E vërteta është se ai ka dashur me zor të më qoj të takohem me Sami Lushtakun për tenderin 21 milionësh”, ka thënë Dina.

Shaban Lushtaku do të mbahet në paraburgim për 48 orë dhe do të dalë para gjykatës. /Insajderi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori