Në seancën e sotme konstituive në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti i OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski, nga foltorja e Kuvendit ka thënë se në Maqedoninë e Vardarit kanë vdekur 24 mijë të rinj, në Maqedoninë e Egjeut 20 mijë, gjegjësisht populli maqedonas ka dhënë mbi 44 mijë viktima për idenë e lirisë, sovranitetin dhe drejtësinë e popullit maqedonas, që të kenë shtetin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

'Tani imagjinoni, duheshte të kalojnë 60-70 vite për të dalë një brez i ri i deputetëve çka heshtin, e dinë se ka Deklaratë, e dinë se çfarë është pranuar, pse heshtin, pse ndonjëri prej tyre duhet të bëhet ministër dhe do të jetë ministër, 6 muaj ose 4 vite le të jetë. Paramendoni ata nuk janë të gatshëm të japin sakrificën e tyre', theksoi Dimovski. /Telegrafi/