LAJMI I FUNDIT:

Dimovski: Nuk do lejojmë që në ASK të punojnë njerëz që kanë konflikt interesi

Dimovski: Nuk do lejojmë që në ASK të punojnë njerëz që kanë konflikt interesi

Drejtori i Agjencisë për siguri nacionale, Viktor Dimovski në një intervistë të fundit për mediat ka thënë se prioritet themelorë është që të përfundojë reforma dhe të fillojnë me punë si një subjekt relevant i sigurisë, që ka kapacitet të përgjigjet sfidave të sigurisë dhe të kujdeset për sigurinë nacionale.

Para vizitës së paralajmëruar për nesër në këtë agjenci nga ana e Komisionit mbikëqyrës mbi realizimin e masave për ndjekje të komunikimit, ai thekson se vendimi i udhëheqësisë është që të ketë qasje të re, të hapur ndaj opinionit, transparent në raport me komisionin mbikëqyrës parlamentar. Dimovski flet edhe për vërejtjet e opinionit në raport me selektimin e kuadrit që do punojnë në këtë Agjenci.

Ai thotë se komisioni ka mbajtur 39 takime në periudhën e kaluar dhe përfundimisht ka miratuar listën me numrin e nevojshëm të të punësuarve që po plotësojnë kriteret që më parë ishin vendosur.


Nuk do lejojmë thekson ai, që në agjenci të punojnë njerëz që eventualisht kanë konflikt të interesi, të ketë pjesëtarë të cilët nuk plotësojnë kushtet themelore dhe të nevojshme për punë. Duke potencuar se ka mbajtur llogarie dhe për obligimin ligjor mbi përfaqësimin ligjor por edhe ka respektuar rregulluar nga neni 67 mbi Ligjin për kandidatët për punësim ose ato që kanë punuar më parë në DSK me mundësi të dy shtetësisë.

E rëndësishme është që të them, thotë ai e vettingu nuk paraqet ndonjë mënyrë, por proces për të gjithë informacionet që kemi dhe për selektimin e kandidatëve, do vendosen edhe njëherë në kuadër të procesit të verifikimit dhe do të udhëheqim në bazë të rezultatit të fituar nga ai proces i verifikimit.

Në këtë fazë, informon Dimovski, është bërë një riveting për selektimin e kandidatëve por megjithatë ky proces në kontinuitet po rinovohet dhe bëhen verifikimet shtesë. Gjithmonë kur do të fitojmë informacione mbi atë se realizohen mbi ndonjë të punësuar për kushte të përgjithshme nga neni 67 prej Ligjit, gjithmonë ato informacione shtesë do të detajtohen dhe në kontekst të informacioneve shtesë do të merren edhe masa të mëtejme, sqaron kështu Dimovski./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori