LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov paralajmëroi qëndrim të përbashkët rajonal në lidhje me ETIAS sistemin evropian

Dimitrov paralajmëroi qëndrim të përbashkët rajonal në lidhje me ETIAS sistemin evropian

Shefi i diplomacisë së Maqedonsië, Nikolla Dimitrov do të bisedojë me ministrat e rajonit për të vendosur qëndrim të përbashkët në lidhje me paralajmërimin e BE-së për vendosjen e sistemit të ri evropian për udhëtim dhe autorizim (ETIAS) për shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave.

“Duam të jemi pjesë e BE-së, ndësa hap i rradhës do të ishte të jemi pjesë e Shengen-zonës. Në atë kuptim liria e lëvizjes është shumë e rëndësishme.I gjithë rajoni, veçanërisht qytetarët e Kosovës, kanë interes nga liberalizimi i vizave”, tha Dimitrov, duke shtuar se do të bëjnë çka është e mundur për të shmangur pengesa të mëtutjeshme në lirinë e lëvizjes.


“Do të bisedoj me të gjithë kolegët nga rajoni për të gjetur mënyrë të tregojmë se rëndime të mëtejme të lirisë së lëvizjes nuk janë të dobishme. Është herët për të folur në lidhje me masa eventuale reciproke nga ana jonë. Duam hapje më të madhe, e jo mbyllje shtesë të BE-së ndaj rajonit dhe Maqedonisë”, theksoi Dimitrov./Telegrafi/