LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov-Osmani: Na duhet fuqia e BE-së që t’i japim stabilitet dhe siguri Ballkanit

Dimitrov-Osmani: Na duhet fuqia e BE-së që t’i japim stabilitet dhe siguri Ballkanit

Ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel morën pjesë në mëngjes pune me ministrat për punë të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nën organizimin e Greqisë dhe Rumanisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mëngjesin e punës, ministri Dimitrov foli për arritjet aktuale në kontekstin e euro-integrimeve, për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, si dhe për pritjet e përgjithshme nga vendet anëtare në drejtim të marrjes së vendimit për fillimin e
negociatave aderuese në qershor të këtij viti.


“Puna jonë është që të ju bindim se atë që e kemi sot në Maqedoninë e Veriut është mundësi për BE-në. Qëllimi ynë është të transformohemi dhe të bëhemi evropian në mënyrën se si funksionon sistemi ynë. Dekadave të fundit Evropa po ndryshon vazhdimisht, duke u bërë në një farë mënyre një forcë shtytëse që ne duhet të ndjekim. Por, interesat tona mbeten të njëjta, na nevojitet fuqia transformative e BE-së për krijimin e një Ballkani evropian, më stabil dhe më prosperues”, tha ministri Dimitrov.

Në mëngjesin e punës, fjalë rasti kishte edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili shqyrtoi dinamikën dhe cilësinë e zbatimit të reformave, sipas Planit 18, që pasqyron udhëzimet dhe konkluzionet e samitit të vjetshëm të Këshillit të BE-së që u mbajt në qershor./Telegrafi/