LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Opozita nuk mund të arrijë marrëveshje më të mirë me Greqinë, vetëm mund ta komplikojë

Dimitrov: Opozita nuk mund të arrijë marrëveshje më të mirë me Greqinë, vetëm mund ta komplikojë

Ministri për punë të jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në intervistë për mkd.mk ka thënë se opozita nuk mund të arrijë marrëveshje më të mirë me Greqinë nga marrëveshja e Prespës dhe gjëja e vetme që mund të bëjë është të komplikojë gjendjen, duke aluduar në deklaratat e krerëve të OBRM-PDUKM-së në lidhje me mundësitë për marrëveshje më të mirë për kontestin e emrit me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mund të jeni për anëtarësim në BE dhe NATO dhe njëkohësisht të jeni kundër marrëveshjes që largon pengesën, që hap dyert për një gjë të tillë. Si t’ju besojmë deklaratave të opozitës se do të arrijë marrëveshje më të mirë? Atë gjë e thotë edhe opozita greke. Këto deklarata çojnë në mospasjen e marrëveshjes, kthim në pritje. Pse nuk e bënë deri më tani?”


Dimitrov shtoi se në vend që të përqëndrohen në negociata për marrëveshje, në vend të tentativave për zgjidhje, ata nëpërmjet antikvizimit, kanë komplikuar edhe më tej këtë çështje të ndjeshme.

Përgjegjësia për hapërim me vendosmëri drejt rrugës evropiane nëpërmjet arritjes së marrëveshjes është e madhe, por përgjegjësia e të qenurit kundër saj, pa ofruar rrugë tjetër reale është edhe më e madhe, përfundoi Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori