LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov në takim me ambasadorët amerikan të Evropës Juglindore: Erdhët në një moment interesant

Dimitrov në takim me ambasadorët amerikan të Evropës Juglindore: Erdhët në një moment interesant

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov sonte organizoi pritje pune për ambasadorët amerikanë në rajonin e Evropës Juglindore, të cilët, nën drejtimin e z. Ndihmës Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, po zhvillojnë konsultime në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin para ambasadorëve amerikanë të Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinë, Sllovenisë, Kroacisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë, zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, ministri Dimitrov shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e kryeqytetit tonë për një vend të këshillimit rajonal të ambasadorëve amerikanë.

“Erdhët në një moment interesant. Ne jemi mirënjohës që ndajmë një vizion të përbashkët për rajonin. Ne bëmë një punë të shkëlqyeshme, bëmë gjëra të mëdha që nuk bëhen shpesh në rajon, dhe këto janë kompromise. Ne jemi duke prodhuar një të ardhme, për të mirën e vendit tonë, por edhe për rajonin”, theksoi Dimitrov.

Ky është konfirmim i mëtutjeshëm i partneritetit të fortë dhe thellues midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se konsultimi rajonal i ambasadorëve amerikanë në Shkup është një mundësi për një shkëmbim të thelluar të mendimeve me vendin pritës për çështje të rëndësishme me interes të përbashkët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori