LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov kërkon riafirmimin me zë të lartë të qëndrimeve të Maqedonisë në negociatat me Bullgarinë

Dimitrov kërkon riafirmimin me zë të lartë të qëndrimeve të Maqedonisë në negociatat me Bullgarinë

Ish-ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, beson se katër kushtet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, të cilat u shpallën në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, “u shkrin” në dy fjalë “protokoll” dhe “hapje”, ndërsa vetëm për 24 orë me një fjalë “protokoll”.

“Nga thirrja e ministrit të Jashtëm tre ditë më parë për Parlamentin bullgar që të mos miratojë propozimin sepse ai “do të bllokojë procesin evropian në plan afatgjatë” vetëm për një ditë pas kësaj miratimi i propozimit u bë “progres i madh”. Nëse kjo agoni e një loje fjalësh e pozicionesh do të zgjasë edhe pak, propozimi ndoshta do të bëhet plotësisht i pranueshëm për ta dhe ashtu siç është dhe nga jo-ja historike do të mbetet vetëm pluhuri i hidhur. Fatkeqësisht, nëse kjo ndodh vërtet, do ta thithim këtë frymë për një kohë të gjatë, të ngecur në një qorrsokak”, shkruan Dimitrov.


Ish-ministri kërkon riafirmimin me zë të lartë të qëndrimit të Maqedonisë brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që ta dëgjojnë të gjithë ata që ndoshta nuk kanë dashur ta dëgjojnë, përfshirë edhe eurokomisionerin Varhelyi.

“Mendimi civil dhe aktivizmi është zemra e demokracisë. Nëse deri vonë ky problem ishte politika e jashtme gjoja që sipas fjalëve të Petkovit çoi në “sukses të jashtëzakonshëm diplomatik” për Bullgarinë, me ndihmën e përzemërt dhe bashkëpunimin e qeverisë së Maqedonisë, tani problemi është kjo përpjekje e mjerë për gjoja frikësim”, shkruan Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Kalo në kategori