Dimitrov: Është shumë më e shtrenjtë për BE-në të injorojë Ballkanin sesa të angazhohet seriozisht dhe të na ndihmojë ta bëjmë atë evropian
Nuk ka probleme të veçanta në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në një intervistë për televizionin “H1” me bazë në Beograd.
Ai po ashtu tha se edhe pse vendet e rajonit flasin për nevojën e bashkëpunimit, konfliktet e ndërsjella herë pas here dalin në sipërfaqe, tha korrespondenti i AIM-s nga Beogradi.
“Nuk do të thosha se ka ndonjë problem të veçantë. Ka mirëkuptim, mendoj se kemi synime pak a shumë të përbashkëta. Ne kemi një histori të përbashkët, të kaluar, duam të kemi një të ardhme të përbashkët evropiane. Serbia ka marrë atë rrugë, ka filluar negociatat për anëtarësim, për fat të keq ne ende presim dhe trokasim në atë derë, edhe pse kemi qenë ndër të parët në rajon që e kemi filluar atë proces”, tha Dimitrov.
Ai përkujtoi se kanë kaluar 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, para Kroacisë.
“Kroacia këtë vit feston tetë vjetorin e anëtarësimit dhe ne ende nuk e kemi filluar atë proces. Siç e dimë, pengesa kryesore ishte Greqia dhe çështja e emrit dhe ne e zgjidhëm atë. Dhe në momentin kur kishim shumë nevojë për sukses, tani, për fat të keq, një tjetër fqinj, Bullgaria, po na krijon një pengesë të re. Së bashku me Beogradin jemi në iniciativën “Open Balkan”. Mendoj se kjo hap mundësi shtesë për bashkëpunim. Që të kemi kontakte dhe takime të shpeshta”, tha Dimitrov.
Ai shtoi se Ballkani, megjithëse ndonjëherë na pëlqen dhe mendojmë se, nuk është qendra e universit dhe thotë se Evropa ka probleme të tjera, të brendshme, probleme me vendimmarrjen dhe funksionimin.
Dimitrov beson se “është shumë më e shtrenjtë për Evropën ose BE-në të injorojë Ballkanin sesa të angazhohet seriozisht dhe të na ndihmojë ta bëjmë atë evropian – evropian në aspektin e një demokracie të shëndetshme, drejtësisë, mediave të lira, të drejtave të njeriut, standardeve evropiane”. Le ta sjellim Evropën tek ne. Sepse nëse nuk e bëjmë këtë, të rinjtë do ta kërkojnë të ardhmen e tyre diku jashtë vendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak