LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Drejtimi kryesor në fazën e ardhshme është rruga evropiane, ndërsa beteje kryesore në terrenin vendor

Dimitrov: Drejtimi kryesor në fazën e ardhshme është rruga evropiane, ndërsa beteje kryesore në terrenin vendor

Rruga evropiane do të jetë rruga kryesore për shtetin në periudhën e ardhshme, ndërsa beteja jonë më e madhe në fazën e ardhshme do të drejtohet në terrenin vendor, porositi sot ministri aktual i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov gjatë hyrjes në Kuvend, ku duhet të fillojë seanca në të cilën do të zgjidhet njeriu i parë i trupit ligjdhënës.

Dimitrovi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse është i kënaqur nga pozicioni për të cilin është propozuar në përbërjen e re qeveritare, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, theksoi se për të është sfidë e madhe nga hapërimi nëpër rrugën evropiane.


“Unë vij nga ajo Ministri që nga 96-ta. Megjithatë mendoj se atë që arritëm ta bëjmë përmes MPJ-së, ta hapim rrugën, për mua për momentin nuk ka sfidë më të madhe nga ecja në atë rrugë dhe mendoj se drejtimi kryesor për shtetin do të jetë rruga evropiane dhe mendoj se do të më japë pak më shumë ndikim në vend. Mendoj se beteja jonë më e madhe në fazën e ardhshme megjithatë është më shumë ndaj vendit”. tha Dimitrovi.

Me ministrin e ardhshëm të Punëve të Jashtme do të ulet do të bisedojë, me qëllim që punët të lëvizin nëm drejtim të kultivimit të marrëdhënieve që janë ndërtuar dhe e ruajtur rejtingun e shkëlqyer ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut, por edhe me qëllim të ruhet rendi në vend.

“Ende ka punë edhe në kuptim të ligjit, përbërjen e ambasadorëve që i nominuam, të cilët mbetën për shkak të nëntë shtyrjeve të Komisionit paraprak për politikë të jashtme, edhe pse unë mendoj edhe në atë kuptim megjithatë duhej t’i dërgonim. Kjo është punë shumë urgjente për momentin, sepse diplomacia nuk mund të udhëhiqet nga kryeqyteti, duhet të ketë përfaqësues të lartë në vendet fqinje, në qendrat evropiane, në qendrat botërore”, tha Dimitrovi.

Lidhur me ndryshimin e ekipit grek në suaza të Komisionit për çështje historike dhe tekstet shkollore, shefi aktual i diplomacisë theksoi se ka pushim të gjatë në punën e këtij Komisioni, por shtoi se “topi ka qenë në Athinë”.

“Presim mendoj se takimi i ardhshëm është te ata. Presim datë, në një farë mase gjendja me pandeminë këtë e shkaktoi, do të vazhdohet të punohet”, theksoi Dimitrovi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori