LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov-Borell: Nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj sfide globale

Dimitrov-Borell: Nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj sfide globale

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov pati një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe zv. kryetarin e Komisionit Evropian, Joseph Borell në dritën e marrjes së vendimit pozitiv nga Këshilli për Çështje të Përgjithshme për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Siç komunikoi MPJ-ja, të dy shprehën kënaqësi të madhe për vendimin e ministrave të BE-së për të filluar negociatat për aderimin si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, veçanërisht në rrethana të këtilla të vështira. Në këtë kontekst, ata ranë dakord dhe e theksuan nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zgjidhje efikase të kësaj sfidë globale.

Dimitrov, shtohet, e ka informuar bashkëbiseduesin për sfidat me të cilat përballet vendi, si për qytetarët në shtëpi ashtu edhe për jashtë. Me këtë rast, thuhet ata kanë rënë dakord të bëjnë përpjekje maksimale nga të dyja palët për të koordinuar aktivitetet për të ndihmuar qytetarët evropianë dhe të vendit, si në riatdhesimin e tyre ashtu edhe në mbrojtjen e tyre kundër coronavirusit./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Lajme
​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Lajme
Kalo në kategori