LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Aktivistët e mjedisit jetësor të vazhdojnë të jenë të zëshëm

Dimitrov: Aktivistët e mjedisit jetësor të vazhdojnë të jenë të zëshëm

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nga Samiti për Ballkanin Perëndimor në Poloni tha se mjedisi jetësor duhet të jetë temë në opinion dhe ju bëri thirrje aktivistëve të vazhdojnë të bëjnë trysni dhe të jenë të zëshëm.

Ministri këto mesazhe i drejtori gjatë panel diskutimi përkushtuar për përmirësimin e mjedisit jetësor në rajon, duke përmendur disa nga sfidat që Qeveria po ballafaqohet në këtë pjesë, por edhe fitorja e aktivistëve, si ajo e Zdrava Kotlinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në Ballkan përqendrimi më i madh është te ndotja e ajrit, posaçërisht gjatë dimir, ndërsa qytetet e rajonit si Shkup, Sarajeva apo Prishtina vazhdimisht janë të ranguara në mesin e qyteteve më të ndotura në botë.

‘Duhet të ketë urë mes aktivistëve dhe ata që vendosin, kjo duhet të bëhet temë e madhe”, shtoi Dimitov.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, tha ai mbështet nismën e Komisionit Evropian “Agjenda e gjelbër”, që ka për qëllim t’i japë më shumë rendësi kësaj teme në rajon.

Euro komisari Johanes Hahn ceku disa numra shqetësues për gjendjen e mjedisit jetësor në Ballkanin Perëndimor, por edhe faktin që së paku 3.000 vdekje të hershme në rajon si pasojë e ajrit të ndotur.

Edhe Hahn dhe Dimitrov ranë dakord se politikanët nuk duhet t’i ikin kësaj teme.

“Mesazhi im deri tek aktivistët është që të jeni më të zëshëm, politikanët duhet të kuptojnë se humbin imazhin nëse e injorojnë temën e mjedisit jetësor”, tha mes tjerash Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori