LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: 70 deri në 80 për qind e qytetarëve mbështesin integrimet euroatlantike

Dimitrov: 70 deri në 80 për qind e qytetarëve mbështesin integrimet euroatlantike

NATO, të mërkurën, e ftoi Republikën e Maqedonisë  për fillimin bisedime për anëtarësim. “Porta e NATO-s mbetet e hapur: Ne në pajtushmëri kemi ftuar qeverinë e Shkupit që të fillojë bisedimet për pranim”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pak para këtij vendimi, gazeta “WELT” bëri një intervistë me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në pyetjen e bërë nga gazetari se sa është e rëndësishme viti 2019 si dhënia e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, Dimitrov u përgjigj se “Mbështetja publike për hyrjen në BE shkon nga 70 deri në 80 për qind. Për momentin jemi duke përjetuar një periudhë të tillë si në vitin 2004, kur morëm statusin e vendi kandidat. Duhej të prisnim shumë për shkak të kontestit për emrin. Ndërkohë, morëm nëntë rekomandime pozitive nga Brukseli. Tre të katërtat e aktiviteteve tona po zhvillohen me BE-në. E njëjta gjë si përqindja e investitorëve evropianë. Nuk ka plan tjetër për ne përtej integrimit evropian.

Dimitrov gjithashtu foli edhe për referendumin ku tha se ne duhet të jemi të kujdesshëm,vendimi për emrin duhet të jetë vendimi jonë.

“Ne do të jemi të kujdesshëm. Pyetja për emrin duhet të jetë e jona dhe vetëm vendimi ynë. Neve askush nuk na detyron integrimin perëndimor. 70 deri në 80 për qind e qytetarëve tanë e mbështesin, gjithashtu edhe anëtarësimi në NATO. Ne duhet të dorëzojmë tani. Në afat të gjatë, anëtarësimi ynë është i mirë për stabilitetin e Ballkanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori