Në vitin 2026 do të vazhdojmë strategjinë e rritjes së qendrueshme, me shpenzime publike efikase dhe standard më të mirë jetese. Me Propozimbuxhetin e plotësuar do të vazhdojë stabiliteti makroekonomik dhe konsolidimi fiskal, do të sigurohet rritje ekonomike, si dhe servisimi i të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe pagesën e fletobligacioneve, tha ministrja e Financave Gordana-Dimitrieska Koçoska në debatin për plotësim të Buxhetit për vitin 2026, e cila prej sot po shqyrtohet në seancë plenare në Kuvend.

Ajo theksoi se Buxheti për vitin 2026 është planifikuar si instrument real dhe i konsoliduar për menaxhimin me përgjegjësi të financave publike, me nivel të qëndrueshëm të deficitit dhe të borxhit publik.


Siç tha ajo, vitin e ardhshëm do të vazhdohet me uljen e deficitit buxhetor, stabilizimin e borxhit publik dhe përforcimin e besimit te investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa çelësi për këtë është arkëtimi efikas i të hyrave, formalizmi i ekonomisë joformale dhe përdorimi i kujdesshëm, i kontrolluar dhe kursimtar i mjeteve publike.

“Buxheti është përpiluar me vizion të qartë, me qasje të përgjegjshme ndaj financave publike dhe me qëllim që çdo denar nga paratë e qytetarëve të adresohet atje ku do të sjellë kthim më të madh për qytetarët dhe ekonominë. Buxheti i vitit 2026 është përgatitur në bazë të rezultateve ekonomike të pritura dhe trendeve pozitive. Menaxhuam llogarinë mbi realitetin në projeksione, ekonomi dhe planifikime efektive, me qëllimin që të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm, funksionim të rregullt të institucioneve dhe pagesën në kohë të të gjitha detyrimeve.

Ky Buxhet nuk është vetëm dokument me numra dhe tabela - është mesazh ekonomik i stabilitetit, besimit dhe zhvillimit.

Konfirmim i qartë i menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike që kemi krijuar dhe po i vazhdojmë me tej me kapacitet të plotë”, tha Dimitrieska-Koçoska, e cila kujtoi edhe arritjet në ekonomi në tremujorin e tretë, kur u shënua rritje prej 3.8%, që paraqet rritjen më të lartë në vitet e fundit./Telegrafi/