LAJMI I FUNDIT:

Dimensioni politik i Ramush Haradinajt

Vizioni i Ramush Haradinjat për të funksionalizuar shtetin, vendosur sundimin e ligjit në tërë territorin, stabilizuar dhe zhvilluar ekonominë, konsolidiuar demokracinë, përmirësuar mirëqenien e qytetarit, për të përmbushur me përkushtim kriteret evropiane, integruar Kosovën në NATO dhe BE, janë pjesë përbërëse e fuqishme e orientimit pro-Perëndimor që ka populli i Kosovës.

Po bëhet gati një vit prejse ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është rikthyer në Tribunalin e Hagës për rigjykim të pjesshëm. Edhe pse më 3 prill 2008, Haradinaj ishte shpallë i pafajshëm nga të gjitha pikat e akuzës, Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës bëri një precedent të paparë, duke e rikthyer atë në burg.


Porse, që nga ajo kohë e deri më tash, rigjykimi i pjesshëm nuk ka filluar. Madje, ende nuk dihet as data e fillimit të këtij rigjykimi. Normalisht se diskutimi i të martës në Kuvendin e Republikës Kosovës pati qëllimin dhe besoj se do të mund të ketë efektin më të mirë që kjo procedurë të jetë e qartë, e shpejtë dhe fer. Tek e fundit, sikurse u tha shpeshherë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës, e tërë ajo që kërkon populli i Kosovës, përmes përfaqësuesve të vetë të zgjedhur në Kuvend, është që në këtë proces të ndodh drejtësia dhe vetëm drejtësia. Kjo, sigurisht, se e sjellë shumë shpejtë Ramush Haradinajn në Kosovë.

Porse, dimensioni i profilit të Ramush Haradinajt ka edhe kuptimin politik. Ashtu sikurse në seancë, unë do të tentoj të mos përsëris ato që u thanë deri më tash për luftën e pandalshme të Ramush Haradinaj, për angazhimin e tij dhe për mbrojtjen e një vlere të dëshmuar çlirimtare çfarë është ai. Nuk do të flas as për atë se Ramush Haradinaj ka dhënë tre vëllezër për lirinë e Kosovës. Nuk dua të flas as për atë se Ramush Haradinaj me tërë familjen e tij luftoi për çlirimin e Kosovës. As për atë se sa komandant i zoti ka qenë Ramush Haradinaj. As për plumbat e shumtë që Ramushi e Dauti i kanë ende në trup e që i morën në beteja të shumta gjatë luftës.

E tërë kjo, ka edhe një dimension tjetër. Atë politik. Përkatësisht, dimensionin e Ramush Haradinajt si lider politik dhe dimensionin e nevojës që sot ka Kosova për të. Unë dhe, besoj shumë të tjerë, nuk i jemi bashkuar Aleancës për shkak se Ramush Haradinaj ka luftuar trimërisht. As për shkak të ndonjë emocioni personal. Por, për vizionin e tij. Haradinaj ka dëshmuar që prej përfundimit të luftës të jetë stabilizues i situatës politikës, vizionar dhe i përgjegjshëm për rëndësinë e fjalës publike dhe veprimit publik. Kosova, shteti ynë i ri me halle të vjetra, ka nevojë për praninë dhe lidershipin e Haradinajt në kuadër të skenës politike, qoftë në pozitë, qoftë në opozitë.

Vizioni i tij për të funksionalizuar shtetin, vendosur sundimin e ligjit në tërë territorin, stabilizuar dhe zhvilluar ekonominë, konsolidiuar demokracinë, përmirësuar mirëqenien e qytetarit, për të përmbushur me përkushtim kriteret evropiane, integruar Kosovën në NATO dhe BE, janë pjesë përbërëse e fuqishme e orientimit pro-Perëndimor që ka populli i Kosovës. Dhe, lidershipi i tij karakterizohet nga qëndrueshmëria, mos-heqja dorë, mos-luhatja për asnjë moment për zhvillimin dhe promovimin e vlerave që ka populli i Kosovës. Tradita, vlerat njerëzore dhe vlerat evro-atlantike janë themel i lidershipit të Haradinajt.

Si lider politik, Ramush Haradinaj gjatë këtyre viteve vendosi në Kosovë disa standarde:
Standardin e të qenit afër njerëzve, afër qytetarit fshat më fshat dhe qytet më qytet;
Standardin e të qenit lider politik modest;
Standardin e punëtorit të pandalshëm, që u dëshmua me 100 ditshin e tij qeverisës;
Standardin e të qenit të përgjegjshëm para drejtësisë, duke vënë në rend të parë vendin dhe jo fatin personal;
Standardin e të folurit hapur, fuqishëm dhe pa tema tabu; dhe
Standardin e lidershipit duke dhënë vetë shembullin për secilin rast dhe secilën situatë.

Roli i tij duhet shikuar në tri rrafshe: atë të funksionalizimit të shtetit të Kosovës, integrimeve brenda-shqiptare në rajon, si dhe integrimet evro-atlantike të Kosovës. Haradinaj përveç liderit partiak, dëshmoi se di të jetë edhe një burrë shteti. 100 ditëshin e qeverisjes së tij e filloi me transformimin e standardeve për Kosovën në një plan konkret veprimi dhe e përuroi me dëshmitë praktike se si duhet të jetësohet njëri prej standardeve, ai i sundimit të ligjit. Tiparet kryesore të lidershipit të tij janë: Ndërveprimi, Funksionaliteti, Sjellja, Guximi dhe Fuqia, Vizioni dhe vlerat, Karizma, Integriteti, Aftësitë, Inteligjenca, Pozitiviteti, Veprimi, Qëndrueshmëria dhe Vendosmëria. Mbi bazën e tërë këtyre virtyteve, Ramush Haradinaj është lider unik dhe si i tillë ka rol të pakontestueshëm në zhvillimin e shtetit të Kosovës. Mungesa e Ramush Haradinajt është ndier dhe po ndihet fuqishëm në tërë skenën politike.

(Autori është Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së dhe deputet në Kuvendin e Kosovës)

Në trend

Më shumë
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Botë
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Azia
Kalo në kategori