Një nënë ka arritur të humb plotë 64 kilogram, pasi ishte ndjerë e turpëruar kur trajneri i saj personal, e pa duke mbushur shportën me ushqim të yndyrshëm dhe kalorik.

Pesha 1


Alex Hook dikur mezi priste të shkonte në shtëpi dhe të hante patatina, madje nganjëherë nga tetë herë në ditë shkonte në dyqane ushqimore për t’u furnizuar, transmeton Telegrafi.

Pesha 2

Nëna e dy fëmijëve ishte aq shumë e dhënë pas patatinave, sa që 12 viteve kishte ngrënë mbi 30.000 qese me patatina.

Pesha 3

Ajo kishte probleme me mbipeshë që nga fëmijëria, kurse në moshën 11-vjeçe kishte probleme të blinte rroba të stilit të bashkëmoshatareve të saj, pasi ishte shumë e plotë dhe asgjë nuk i hynte në trup.

Pesha 4

Por pas disa viteve dietë të stilit Yo-Yo, Alex arriti të humb 64 kilogram dhe atë falë vendosmërisë që të heq dorë nga ushqimet e yndyrshme dhe trajnerit personal. /Telegrafi/

Pesha 5