LAJMI I FUNDIT:

Dikur dita zgjaste 19 orë, shkencëtarët shpjeguan pse ishte kështu

Dikur dita zgjaste 19 orë, shkencëtarët shpjeguan pse ishte kështu

Në të kaluarën e largët, dita zgjaste 19 orë, sepse Hëna ishte më afër Tokës. Shkencëtarët kanë shpjeguar se si distanca midis Hënës dhe Tokës dhe rrethanave të tjera natyrore ndikojnë në gjatësinë e ditës.

Gjeofizikani i Institutit të Gjeologjisë dhe Gjeofizikës të Akademisë së Shkencave, Ross Mitchell deklaroi se me kalimin e kohës, siç tha ai, Hëna vodhi energjinë rrotulluese të Tokës për ta dërguar atë më tej drejt orbitës, domethënë më larg nga Toka. Mitchell është autori kryesor i studimit mbi gjatësinë e ditës, i cili u botua në revistën shkencore Nature Geoscience.


“Shumica e modeleve të rrotullimit të Tokës tregojnë se gjatësia e ditës ishte më e shkurtër në të kaluarën”, tha Uwe Kirscher, bashkautor i studimit dhe bashkëpunëtor i Universitetit Curtin të Australisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Mitchell dhe Kirscher nuk vëzhguan ndryshime të qëndrueshme në gjatësinë e ditës në të kaluarën. Siç shkruan Jerusalem Post, dikur gjeologët përdornin gjurmë në shkëmbinj të veçantë sedimentarë për të matur gjatësinë e ditës. Gjegjësisht, mbi to kishte gjurmë të nivelit të baticës. Kjo bëri të mundur përcaktimin e numrit të orëve në ditë. Megjithatë, gjurmët e baticave janë të rralla, madje edhe ato që janë ruajtur shpesh diskutohen.

Megjithatë, ekziston një mënyrë tjetër për të vlerësuar gjatësinë e ditës. Ciklostratigrafia është një metodë gjeologjike në të cilën shtresat sedimentare ritmike përdoren për të zbuluar “ciklet e Milankovichit” astronomikë që pasqyrojnë se si ndryshimet në orbitën dhe rrotullimin e Tokës ndikojnë në klimën.

“Dy “ciklet e Milankovichit” – precesioni dhe animi – janë të lidhura me lëkundjen dhe animin e rrotullimit të Tokës në hapësirë. Rrotullimi më i shpejtë i Tokës në të kaluarën është i dukshëm në periudhën e precesionit dhe animit më të shkurtër, tha Kirschner.

Një nga teoritë e paprovuara është se gjatësia e ditës është stabilizuar në të kaluarën e largët. Përveç baticave të oqeanit të shkaktuara nga ndikimi i Hënës, Toka ka edhe baticat diellore të lidhura me ngrohjen e atmosferës gjatë ditës. Baticat atmosferike të Diellit nuk janë aq të forta sa baticat e oqeanit, por nuk është gjithmonë kështu. Ndërsa Hëna ngadalëson rrotullimin e Tokës, Dielli e përshpejton atë.

“Në të kaluarën, këto dy forca kundërshtare bëheshin të barabarta me njëra-tjetrën, gjë që rezultoi që gjatësia e ditës të pushonte së ndryshuari dhe të qëndronte konstante për një periudhë të caktuar kohore”, theksoi Kirschner dhe pikërisht këtë e tregoi hulumtimi i përmendur.

Sipas tij, gjatësia e ditës pushoi së ndryshuari në 19 orë dhe kjo ndodhi një deri në dy miliardë vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori