Dikur Brezovica ishte alternativë për Lojërat Olimpike

Në fakt, më 1984 kur Lojërat Olimpike Dimërore ishin mbajtur në Sarajevë, Brezovica ishte parë edhe si alternativë për disa disiplina, në rast se në Jahorinë të Bosnjë-Hercegovinës, ku edhe janë mbajtur shumë prej garave, nuk do të kishte borë.
Profesori dhe punëtori i vjetër sportiv, Jakup Kasapolli, kujton atë kohë kur vetë me disa kosovarë të tjerë ishin mysafirë të kësaj gare. Ai ka thënë se Brezovica u pa si alternativë, por shpejt ra nga kombinimi, për shkak të largësisë nga Sarajeva, që është nikoqire. /Koha/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/02/2014



















































