LAJMI I FUNDIT:

Dikur bënin duet se bashku, sot u bënë prindër në të njëjtën ditë (Foto)

Dikur bënin duet se bashku, sot u bënë prindër në të njëjtën ditë (Foto)

Të gjithë e mbajnë mend duetin e tyre të famshëm, këngën “Verë e nxehtë” nga Tuna, Meda dhe Getoar Selimi.

I publikuar në vitin 2010, kjo këngë u bë hit i pa diskutueshëm i verës së atij viti, gjersa ajo çfarë e tërhoqi më së shumti publikun ishte përzierja e zhanreve në këtë këngë.

Në shtatë vite të mëvonshme karriera e të tre protagonistëve ka evoluar, ndërsa dy prej tyre sot (e martë) koiçidencialisht janë bërë në një ditë prindër.


Fjala është për këngëtaren Tuna, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë dhe e pagëzoi me emrin Tian, dhe Meda, i cili gjithashtu u bë baba sot për herë të katërt, pasi familja e tij u shtua edhe me një tjetër djalë.

Një rastësi vërtet e veçantë, por duket se përveç duetit, Tuna dhe Meda do ta mbajnë mend përgjithnjë edhe datën e sotme (2 maj 2017). /Telegrafi/