Dikur baza e CIA-s, ky vend në Azi konsiderohej "vendi më sekret në Tokë"

Qyteza e qetë e Long Tieng, në shtetin juglindor të Azisë, Laos, dikur ishte "baza më sekrete ushtarake amerikane", por sot tërheq vëmendjen e vizitorëve.
Long Tieng, i fshehur në malësitë e Laosit qendror, dikur quhej "vendi më sekret në tokë".
Ajo dikur ishte shtëpia e një baze të fshehtë ushtarake amerikane nga e cila nisën misionet e bombardimeve në të gjithë rajonin, përfshirë edhe shpërthimet famëkeqe sekrete.

Gjatë këtyre fushatave, SHBA-ja hodhi rreth 2 milionë tonë bomba në Laos dhe 2.7 milionë tonë bomba në Kamboxhia, duke e bërë atë, për frymë, ndër vendet më të bombarduara në histori.

CIA dhe e ashtuquajtura "Ushtria Sekrete" Hmong mbështetën operacionet e SHBA-së kundër forcave komuniste në rajon.
Pista e uljes së aeroplanit në Long Tieng shërbeu si qendër thelbësore furnizimi, një bazë për misionet e shpëtimit ajror dhe një pikë nisjeje për operacionet që synonin shtegun Ho Chi Minh.

Pas luftës, shumë anëtarë të grupit etnik Hmong që kishin bashkëpunuar me amerikanët ikën nga Laosi përmes maleve që rrethojnë Long Tieng-un.
Ata që nuk arritën të shpëtonin mbetën prapa, ndërsa vendi i ish-bazës ushtarake u mbyll për dekada të tëra. /AA/




















































