LAJMI I FUNDIT:

Digjet vetura tërësisht, nuk ka të lënduar! (Foto)

Digjet vetura tërësisht, nuk ka të lënduar! (Foto)
Ilustrim

Vetura “Ford Galaxy” sot në mëngjes në rrugën Kriva Pallankë-Kumanovë, është kapluar nga zjarri duke qenë në lëvizje, gjegjësisht në vendin Cetall, afër fshatit Stracin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zjarri si shkak i një qarku të shkurtër në instalimin e makinës në të cilën kanë qenë duke udhëtuar. Shoferi i cili është rreth 50 vjeç, tha se instalimi është shkaku i zjarrit i cili e kaploi makinën, por e ka lënë veturën në një anë të rrugës dhe ka arritur të shpëtojë.


Ekipi nga njësiti territorial kundër zjarrit nga Rankovce me dy zjarrfikës ka arritur në vendin e ngjarjes. Makina është djegur tërësisht, kurse udhëtarët kanë kaluar pa lëndime dhe djegie. /Telegrafi/