LAJMI I FUNDIT:

Digjet shtëpia në Zveçan, vdes një grua serbe

Digjet shtëpia në Zveçan, vdes një grua serbe

Një femër ka vdekur në fshatin Rudare të Zveçanit pasi që shtëpia e saj është djegur nga zjarri.

Si pasojë e zjarrit viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.


Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Shkaku i rastit sipas inspektorit për zjarre dyshohet të jetë nga një pajisje elektrike.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /KP/