Një veturë e tipit Renault ka marrë flakë, në orët e mbrëmjes në lagjen “Bregu i Diellit” të kryeqytetit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se sapo kanë marrë informacionet e para, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore, ajo e zjarrfikësve, si dhe është njoftuar eksperti i zjarrit.
Vetura ka pasur dëmtime në pjesën e motorit ndërsa ekipet janë duke vazhduar me hetimet për të kuptuar shkaqet e djegies së kësaj veture.
“Sonte me datë 09.01.2020 rreth orës 21:00, ne Bregun e Diellit ne Prishtine është raportuar se një veturë e tipit Renault, me targa vendore, është duke u djegur. Ne vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë njësia policore, njësia e zjarrfikësve, si dhe është njoftuar eksperti i zjarrit. Vetura ka pësuar dëmtime në pjesën e motorit. Përderisa, ekipet kompetente janë në proces të procedurave tjera përfshirë edhe hetimin mbi shkaqet e djegies së veturës”, tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, pas arritjes se ekspertit të zjarrit në vendin e ngjarjes dhe vlerësimeve fillestare sipas tij, zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por dyshohet se mund te ketë ardhë si pasojë e ndonjë defekti teknik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE