LAJMI I FUNDIT:

Digjet një pjesë e fushës së fshatit Sllapuzhan të Suharekës, s’ka të lënduar

Digjet një pjesë e fushës së fshatit Sllapuzhan të Suharekës, s’ka të lënduar

Një zjarr masiv sot ka përfshirë një pjesë të fushës së fshatit Sllapuzhan të komunës së Suharekës. 

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

Sipas tyre ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 si dhe zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin pa dëme të mëdha.


“Rreth orës 13:00 përfshihen nga zjarri fushat në Sllapuzhan, intervenimi shpejt nga zjarrfikësit lokalizon zjarrin pa dëme të mëdha”, shkruhet në postim.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për Telegrafin se janë djegur disa livadhe, por nuk ka persona të lënduar.

“Iniciohet një rast në fshatin Sllapuzhan. Një zjarr ka kapluar një livadh të fshatit Sllapuzhan. Nuk ka të lënduar dhe s’ka dëme të mëdha. Zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë dhe Policia ende është në vendngjarje”, ka thënë Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori