LAJMI I FUNDIT:

Digjet një kamionetë në autostradën Prishtinë-Prizren (Video)

Digjet një kamionetë në autostradën Prishtinë-Prizren (Video)

Një kamionetë e tipit Sprinter Mercedes, është djegur pasdite sot në tërësi. Kamioneta ishte duke lëvizur në autostradën Prishtinë-Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.


“Ju njoftojmë se patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka parë një kamionetë të tipit Sprinter Mercedes se është djegur në tërësi. Ajo ka qenë duke lëvizur në drejtim të Prishtinës. Automjeti ka qenë me targa lokale”, ka konfirmuar Kelani.

Shkaqet e djegies së kësaj kamionete ende nuk dihen.

Më poshtë video nga vendi i ngjarjes: