LAJMI I FUNDIT:

Digjet makina e një afaristi në Kriva Pallankë

Digjet makina e një afaristi në Kriva Pallankë

Mbrëmë në qendër të Kriva Pallankës është djegur një makinë e cila sipas informacioneve është e një afaristi të njohur në këtë qytet.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 02:50 është paraqitur zjarri që ka kapluar makinën e tipit “Volkswagen Passat”, me targa të Kumanovës në pronësi të R.P nga Kriva Pallanka, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i stacionit policorë në Kriva Pallankë, ndërsa nga MPB thonë se makina është djegur nga arsye deri tani të panjohura.

Ndërsa pronari i makinës R.P, afarist i njohur në Kriva Pallankë, tha se në momentin kur ka shpërthyer zjarri ka qenë në një objekt hotelierik nën pronësi të tij, në afërsi të të cilit ka qenë e parkuar edhe makina. Ai theksoi se zjarri është shkaktuar me qëllim, pasi në vendin e ngjarjes ka gjetur një shishe me benzinë.

Nga MPB thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit./Telegrafi/