LAJMI I FUNDIT:

Digjet kontejneri i policisë në “Kroin e Vitakut”

Digjet kontejneri i policisë në “Kroin e Vitakut”

Kontejneri i Policisë së Kosovës që ka shërbyer si punkt në “Kroin e Vitakut”, në veri të Mitrovicës është djegur mbrëmë gjatë natës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.


Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rastit.