LAJMI I FUNDIT:

Digjet deponia në Shuto Orizare, qytetarët bëjnë apel që të zgjidhet ky problem

Digjet deponia në Shuto Orizare, qytetarët bëjnë apel që të zgjidhet ky problem

Një zjarr shpërtheu në deponinë në Shuto Orizare ndërsa për këtë raportoi TV21.


“Ky problem ka vazhduar të jetë prezent për disa vite, këtu në afërsi të Vizbegoës, e vetmja gjë që mund të them është që t’u bëj thirrje autoriteteve, mbi të gjitha Komunën e Shuto Orizares dhe Butellit ta zgjedhin këtë problem, dhe këtu t’u ndihmojë Bashkia e Shkupit dhe një herë e përgjithmonë të zgjidhet ky problem”, tha banor për televizionin.

Ai shton se shpesh herë e paraqesin raste Njësia kundër zjarrit për të shuar zjarrin, por kjo nuk e ndal që sërisht të shpërthejnë zjarre./Telegrafi/