LAJMI I FUNDIT:

Digjen rreth 70 për qind e pyjeve të pishës

Digjen rreth 70 për qind e pyjeve të pishës

Tanimë zjarri në afërsi të fshatit Trebovlje të Makedonski Brodit vazhdon për ditën e 14-të dhe asesi nuk mund të lokalizohet, ndërsa mbrëmë është djegur për herë të dytë një pjesë që veçmë ishte shuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zjarri po përhapet drejt fshatrave Fojnik dhe Rastesh, ndërsa në rrezik është edhe Bresti.
Nëpër Malin e Thatë zjarri mund të përhapet edhe drejt rajonit të Tetovës.


Në terren vazhdojnë të veprojnë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra për Menaxhim me Krizat, Armata e RM-së dhe banorët vendas.
Vlerësimi fillestar për dëmin e shkaktuar nga zjarret është se më shumë se 70% e pyjeve të pishës janë djegur nga zjarri që vazhdon të përhapet.

Zjarret vazhdojnë edhe në rajonin e Shkupit, te fshatrat Oreshan dhe Radushë. Nv zjarr janë rreth 100 hektarë të pyjeve me drunj të shkurtë në afërsi të fshatit Oreshan. Nën rrezik vazhdojnë të jenë edhe shtëpitë dhe pushimoret ndërsa banorët kanë mbrojtur bagëtinë e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori