LAJMI I FUNDIT:

Diga përgjatë lumit Poroj mbetet në harresë, banorët druajnë nga përmbytjet

Diga përgjatë lumit Poroj mbetet në harresë, banorët druajnë nga përmbytjet

Fshati Poroj në Tetovë mbetet një nga zonat më të rrezikuara nga përmbytjet. Digat e premtuara përgjatë lumit në Poroj që nga viti 2015 u lanë në harresë. Banorët shprehen të shqetësuar, druajnë nga përmbytjet sa herë që ka reshje.

“këtu asgjë s’është punuar, vetëm që punon imami i fshatit askush tjetër këtu s’punon. Kur ka reshje shiu gjithnjë kemi rrezik se mund të na vërshoj gjithë fshatin. Nuk ka vepruar Qeveria aspak, premtuan ama premtime boshe vetëm fjalë mbetën”.

“Si banor i Porojit por edhe gjithë banorët normal që kemi frikë kur ka reshje. Qershori ka pasur shumë reshje, dhe fundin i pranverës dhe verës gjithnjë ka pasur vërshime. Qeveria ka premtuar por përse nuk e realizon nuk e kam idenë”.


Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami akuzon Qeverinë se pavarësisht premtimeve nuk ndërmori asnjë masë për të parandaluar vërshimet në këtë rajon.

“Qeveria nuk ka pasur dhe nuk ka ndonjë interesim për masa parandaluese për vërshimet eventuale. Ne si komunë në kuadër të projektit me UNDP jemi angazhuar për vlerësime dhe masa që do duhet të ndërmerren për përmirësimin e kushteve parandaluese për vërshimet që nga burimi. UNDP vazhdon të punojë në drejtim të përgatitjes ndaj kësaj strategjie dhe për masat parandaluese për paralajmërim të hershëm të banorëve në rast të vërshimeve të kësaj zone. Qeveria nuk ndihmoi por komuna me kapacitetin e vet do përkrah qytetarët edhe pse komuna është e bllokuar edhe më tej, por në momentin e parë që do na jepet mundësia ne këto qytetarë do i dëmshpërblejmë”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Vërshimet e fundit që ndodhën në fshatin Poroj por edhe Shipkovicë morën disa jetë ndërsa pati edhe dëmeve të mëdha materiale. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori