LAJMI I FUNDIT:

Dietë e shpejtë pa asnjë mundim

Dietë e shpejtë pa asnjë mundim

Nëse i përcillni rregullat që janë të shkruara më poshtë mund të humbni shumë shpejt dy deri tri kilogram. Nëse kjo dietë ka sukses, mund ta përsëritni pas një muaji

Kjo dietë daton që prej vitit 1967. Të dhënat më të rëndësishme që duhet t’i zbatoni është se kjo dietë bëhet në afat prej dy ditësh dhe kurrsesi nuk guxoni ta bëni në vazhdimësi.


Nëse i përcillni rregullat që janë të shkruara më poshtë mund të humbni dy deri tre kilogram.

Mëngjesin, drekën dhe darkën që ua propozojmë duhet t’i hani dhe vlejnë për dy ditë nga dieta, transmeton Telegrafi.

Por, e para, mbajeni mend, kurrsesi në këto dy ditë mos përdorni: kripë, erëza, sheqer, pije të gazuara, duhet t’i hani ushqimet vijuese dhe pijet që ta realizoni dietën:

Kafjalli:

* 1 vezë të zier
* 1 kafe apo çaj – i zi, pa sheqer

Dreka:

* 2 vezë të ziera
* 1 filxhan kafe apo çaj – i zi, pa sheqer

Darka:

* 400 gramë mish lope, e pjekur pa vaj
* 1 filxhan kafe apo çaj – i zi, pa sheqer

women-eating-egg

E rëndësishme: Duhet të pini nga një gotë ujë kur të zgjoheni nga gjumi, përkatësisht para se të hani mëngjes, një para drekës, një pas drekës dhe një para darkës, një gotë ujë një apo dy orë pas darkës dhe në fund një para se të flini.

Nëse kjo dietë ka sukses, mund ta përsëritni pas një muaji, nëse e praktikoni në mënyrë konstante mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori