Disa roje kufitare të Koresë së Veriut janë ballafaquar me një diarre, pas konsumimit të një diete të veçantë të urdhëruar nga lideri i vendit, Kim Jong-un, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kim thuhet se ka lëshuar një urdhër për ushqim me cilësi të mirë për ushtarët, pas marrjes së ankesave për mungesa ushqimore.


"Nën urdhrin e Kim Jong-un, forcat e armatosura të popullit të Koresë së Veriut rritën furnizimin e materialeve për të përmirësuar dietën e ushtarëve të rojës kufitare", ka thënë një burim nga Provinca Hamgyongu Verior, medieve të huaja.

x1 4

Krahina është vendosur në afërsi të kufirit me Kinën.

Burimi ka shtuar se të gjithë ushtarët, nga një njësi e rojeve kufitare, të cilët kanë konsumuar furnizimin e ri ushqimor, janë duke vuajtur nga diarreja.

Koreja e Veriut u përball me përmbytje të rënda, sidomos Provinca Hamgyong, pasi Tajfuni Lionrock goditi vendin në fund të gushtit.

Zyrtarët që vizituan zonat e përmbytura e kishin informuar liderin se ushtarët nuk po merrnin një dietë të papërshtatshme, përcjell Telegrafi.

x2 4

Në përgjigje të kërkesave, Kim ka urdhëruar forcat e ushtrisë që të “përgatisin ushqim për rojet e kufirit në mënyrë që ata të mos u kishin zili rojeve kineze të kufirit”.

Përmirësimi i furnizimit me ushqim kishte filluar nga 1 dhjetori, por disa nga furnizimet janë gjetur të jenë të kontaminuara me "pluhur hekuri" dhe rërë, ka thënë një burim tjetër – gjithashtu me një erë të çuditshme. /Telegrafi/