LAJMI I FUNDIT:

Diellza Kolgeci flet pas lindjes së vajzës: Ndjenjë e papërshkrueshme, Helena më jep një super-energji

Diellza Kolgeci flet pas lindjes së vajzës: Ndjenjë e papërshkrueshme, Helena më jep një super-energji
Fisnik Rugova dhe Diellza Kolgeci (Foto: Facebook/Diellza R. Kolgeci)

Vazhdon të jetë një emër mjaft i diskutuar në media edhe pas kaq shumë vitesh. Fjala është për ish-Miss Kosovën, Diellza Kolgeci, e cila është shquar gjithnjë për bukurinë dhe fizikun e saj.

Diellza, po ashtu, shquhet edhe për karrierën profesionale në Kosovë dhe Shqipëri, gjersa ka eksperimentuar në fusha të ndryshme. Përveç se është e njohur si modele atë e kemi parë edhe në rolin e prezantueses, si këngëtare kur këndonte “S’jam më syri yt” dhe në filmin “Bjeshkët e nemuna”. Ajo për vitin e katërt me radhë organizoi evenimentin tradicional, “Ballo shqiptare”, së bashku me miken e saj të ngushtë, Afërdita Paçaradën.


Bukuroshja së fundmi mori epitetin e nënës pasi solli në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Helena, nga lidhja e saj me basketbollistin e njohur, Fisnik Rugova.

Në një intervistë për Telegrafin, Diellza ka folur për herë të parë për periudhën e shtatzënisë, ndjenjën e të bërit nënë, lidhjen me Fisnikun dhe dasmën e tyre.

Para një muaji jeni bërë nënë për herë të parë, na përshkruani pak këtë ndjenjë?

Është ndjenjë që vërtet vështirë mund të përshkruhet, por mund t’ju them që jam duke kaluar momente më të rënda të jetës time pasi që çdo gjë dua të bëj perfekt dhe në të njëjtën kohë momentet më të lumtura të jetës time, aspak e lehtë netët pa gjumë e lodhur, por gjatë ditës Helena më jep një super- energji.

Të gjitha lajmet nga Diellza Kolgeci
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diellza Kolgeci

Si ka qenë periudha e shtatzënisë për juve, ndonjë moment të veçantë që dëshironi të ndani me publikun?

Në përgjithësi ka qenë një periudhë jo e rëndë sikurse që kanë shumë gra, me të njëjtin ritëm kam vazhduar të punoj të udhëtoj të bëj sport të lehtë, herë pas herë kam pasur mundime por që i kam tejkaluar. Momenti i veçantë është kur e kam parë fytyrën e Helenës në ultrazë, ishte diçka e mrekullueshme, thjesht mrekullia e Zotit.

Emri i vajzës Helena është shumë unik, e kujt ishte ideja për vendosjen e këtij emri?

Helena ishte ide e imja e kahershme edhe shume vite më parë ne ftesat e organizimit “Ballo Shqiptare” e kam portretin e Helenës, e cila shihet me plis në kokë dhe ka një histori të veçantë.

Pas shtatzënisë, në imazhet e juaja të publikuara në rrjetet sociale jeni shfaqur mjaft në formë, cili është sekreti i këtij fiziku?

Është shumë interesante që as gjatë shtatzënisë aspak nuk kam menduar për vijat e trupit pasi që kurrë nuk kam pasur problem me vijë të trupit kam konsumuar ushqime të shëndetshme gjë që e bëj tërë jetën dhe menjëherë pas lindjes mund t’ju them që barku im ishte gati njëjtë si para shtatzënisë as vet nuk e kam besuar dhe menjëherë si jam lëshuar nga spitali të nesërmen isha në televizion, edhe pse lindjen e kam bërë natyral.

Si jeni njohur me Fisnikun, takimi i parë i juaj dhe çfarë kujtoni nga ajo ditë?

Me Fisin njihemi kaherë pasi që të dy jemi nga Prishtina dhe unë e njihja edhe nga basketbolli kemi shumë shoqëri të përbashkët, dilnim në vende të njëjta. Takimi i parë ishte në lagjen time në restorant Gizzi, unë mbas tenisit ashtu në tuta u takova me Fisin për kafe.

Është përfolur për një dasmë nga ana juaj, do kemi diçka të tillë në të ardhmen?

Duke marrë parasysh që në familje kemi planifikuar kemi pasur mundësi të bëjmë dasmën para, por unë nuk jam tip i dasmave dhe asnjëherë nuk e kam menduar të bëj një dasmë të tipit klasik siç i bëjnë apo është ‘traditë’, ne e kemi bërë një ndejë me njerëz të afërt për Helenën dhe kemi kaluar shumë mirë më mysafirët, e sa i përket dasmës apo do ta quaj më mirë organizim për të shënuar ndonjë datë, nuk i dihet, ndoshta.

Diellza, faleminderit që ishe pjesë e kësaj interviste, mesazhi juaj për fund?

Jeta është e shkurtër, jetojeni me pozitivitet duke bërë gjëra të mira. /Telegrafi/

Fisnik Rugova dhe Diellza Kolgeci me vajzën e tyre

Në trend

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori