LAJMI I FUNDIT:

Diell dhe vranësira – pasdite priten edhe riga shiu

Diell dhe vranësira – pasdite priten edhe riga shiu
Foto: Ilustrim

Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka njoftuar se moti në Kosovë sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.


Temperaturat minimale mbeten konstante 14-16 gradë Celius, ndërsa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta, 29-33 gradë Celius.

Në Prishtinë temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP. /Telegrafi/