LAJMI I FUNDIT:

Diell dhe temperatura të ngrohta, parashikimi i motit në Shqipëri

Diell dhe temperatura të ngrohta, parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Për javën që presim përpara territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike me mot me diell edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet malore.


Ditën e Enjte dhe atë të Premte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave.

Vlen për t’u theksuar se për shkak të erës me drejtim nga kuadrati i jugut si dhe masave ajrore të ngrohta pritet që temperaturat të kapin vlera deri në 24-25 grad Celsius, temperature këto disa gradë më të larta se sa mesatarja mujore klimatike për muajin që ndodhemi. /Telegrafi/