LAJMI I FUNDIT:

Diell dhe kthjellime, parashikimi i motit për javën në Shqipëri

Diell dhe kthjellime, parashikimi i motit për javën në Shqipëri

Meteorologu Hakil Osmani deklaroi sot se gjatë kësaj jave, territori shqiptar do të karakterizohet nga vjeshta tipike.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Osmani u shpreh se deri të premten, do të ketë kthjellime dhe orë të shumta me diell.


Ndërsa, në fundjavë, do të ketë shpeshtim të vranësirave dhe reshje të pakta shiu në zonat malore.

“Pritet që gjatë kësaj jave të kemi vjeshtën tipike në territorin shqiptar. Do kemi temperatura të cilat në zonat malore do të jenë relativisht të freskëta, 4-5 gradë Celcius pritet të jenë temperaturat në qytetet e zonave malore. Në ultësirën perëndimore do të luhaten në 9-13 gradë Celcius”, tha ai.

“Përsa i përket orëve të mesditës, parashikohet që maksimumet në qytetet e zonave malore të luhaten në 17-18 gradë Celcius, ndërsa në zonën e ulët, duke përfshirë edhe kryeqytetin, parashikohet që maksimumet të luhaten në 21-22 gradë Celcius. Sa i përket kushteve atmosferike, deri të premten do të jemi në dominimin e kthjellimeve, orëve të shumta me diell. Në fundjavë, parashikohet që të kemi shpeshtim të vranësirave, ku në zonat malore pritet të kemi edhe reshje të pakta shiu”, theksoi Osmani. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori