Danyel Smith, ish-kryeredaktore e revistës ‘Vibe’, ka akuzuar Sean "Diddy" Combs se e ka kërcënuar me vdekje për mosmiratimin e fotografive të një kopertine të revistës.

Ajo pretendon se Combs i tha se do ta shihte të vdekur "në një bagazh" nëse nuk i tregonte fotografitë para publikimit.


Smith ka zbuluar këto detaje në dokumentarin e ardhshëm "Rënia e Diddy", duke shpjeguar se ishte politika e revistës të mos i tregohej askujt përmbajtja para publikimit, shkruan DailyMail.

94460701 14319869 image a 62 1737680900596

Pas kërcënimit, Smith tha se kërkoi falje nga Combs përmes avokatit të saj, dhe më pas kuptoi se ai kishte dërguar njerëz për ta frikësuar.

Çështja i ngjan akuzave të tjera të bëra ndaj Combs, të cilat përfshijnë përdorimin e shantazhit dhe dhunës për të mbajtur viktimat në heshtje.

94460707 14319869 image a 55 1737680821084

Diddy, i cili është aktualisht në paraburgim për akuzat e trafikimit seksual dhe shantazhit, ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.

Dokumentari ‘Rënia e Diddy’ do të debutojë më 27 dhe 28 janar në Investigation Discovery dhe Max, duke eksploruar dekada të tëra akuzash për abuzim dhe dhunë. /Telegrafi/

94460699 14319869 image a 63 1737680908217

94460703 14319869 image a 64 1737680911751