DiCaprio dhe Victoria Lamas shihen sërish bashkë duke festuar

Leonardo DiCaprio dhe aktorja 23 vjeçare Victoria Lamas janë parë sërish bashkë, këtë herë në klubin hollivudian, Off Sunset.
Thashethemet për lidhjen e tyre të dashurisë filluan të përhapen javën e kaluar, kur paparacit i fotografuan jashtë një restoranti në Hollywood.
Një burim ka treguar për mediat amerikane se ata kanë disa kohë që janë në lidhje, por ende nuk kanë vendosur ta zyrtarizojnë romancën e tyre.

Aktorja e re vjen nga një familje e famshme. Babai i saj, Lorenzo Lamas, është i njohur për rolin e tij në serialin “Falcon Ridge”, derisa nëna e saj, Shauna Sand, ishte një lepurushe e Playboy.
Victoria ka luajtur në filmat e shkurtër “The Last Thing the Earth Said”, “Tëo Niner” dhe “Virtuous Role”, ndërsa merret edhe me modeling.

Kujtojmë se Leonardo u nda me 25-vjeçaren Camila Morrone në gusht. Pas kësaj, mediat e lidhën me modelen Gigi Hadid. /Telegrafi/
































































