Më 22 mars kur është dita botërore e ujërave gjithmonë kompetentët bëjnë analiza se sa mbrohen ujërat. Kur është në pyetje Dibra dhe rajoni për fat të keq evidentohen të dhëna shumë negative në këtë drejtim. Ky rajon i pasur me ujëra vazhdon të ketë probleme me ndotjen e ujërave por edhe me humbjen që ka rrjeti furnizues me ujë në qytet.
Liqeni i Dibrës, Lumenjtë Radikë dhe Drini i Zi, por edhe përroskat e shumta që janë në periferinë e komunës janë një pasuri e madhe ujore. Por, ndotjet e ujërave janë në kontinuitet. Ndërmarrja komunale publike “Standardi”, e cila menaxhon ujësjellësin Rosok-Dibër, për fat të keq ka informuar se humbjet në rrjet vazhdojnë të jenë me shifra rekorde.
Duke marrë parasysh këtë situatë që është prezent me vite, pushteti vendor, ndërmarrja komunale por edhe shoqatat joqeveritare kanë ndërmarr aktivitete të shumta me qëllim që të parandalojnë ndotjet e ujërave por edhe humbjet të ujit në rrjetin e furnizimit. Drejtori i ndërmarrjes komunale publike “Standardi”, Burim Kaba për gazetën KOHA thotë se Dibra vazhdon të jetë në vend të parë në Maqedoni kur është në pyetje humbja e ujit në rrjetin furnizues.
“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Revizor Dibra ka një humbje të ujit prej 84 për qind. Këta të dhëna tani janë të zyrtarizuara prandaj jemi duke realizuar një projekt shumë të madh që ka të bëjë me vendosjen e tërësishme të matësve digjital të ujit. Bëhet fjalë për një projekt që realizon komuna Dibër dhe ndërmarrja komunale në fazën e dytë të projektit për furnizim stabil të ujit në Dibër. Vendosja e matësve digjital për të gjithë familjet dhe institucionet do të ulë patjetër humbjet në ujë. Poashtu janë ndërmarr aktivitetet për ndërrimin e rrjetit të vjetër të ujit në qytet. Pjesët ku ka rrjet të vjetër të ujit gradualisht po ndërrohen dhe vendoset një rrjet i ri”, thotë drejtori Kaba dhe sqaron se janë ndërmarr aktivitete edhe në parandalimin të keqpërdorimit të ujit për pije të cilët në pjesë të periferisë të qytetit përdoren për vaditjen e sipërfaqeve të gjelbra.
Kur shënojmë ditën botërore të ujërave të potencojmë se janë realizuar edhe projekte për mbrojtjen të ujërave ndërkombëtar. Ujërat të Drinit të Zi dhe lumit Radikë janë ujëra ndërkombëtar meqë ata vazhdojnë rrjedhën në Shqipëri dhe derdhen në detin Adriatik. Gjatë realizimit të projekteve nga organizata ndërkombëtare dhe komuna Dibër është potencuar fakti se duhet të vazhdon mbrojtja e këtyre ujërave. Por, jo gjithmonë varet nga mbrojtja e ujërave nga pushteti vendor dhe shoqatat lokale.
Ndotës të drejtpërdrejt të Lumit Radikë dhe liqenit të Dibrës janë deponitë të shumta të egra në rajonin të Rekës së Poshtme nga komuna Mavrovë Rostushë. Dështimi i projektit për mbrojtjen e lumit Radikë vazhdon të shkaktojë ndotje të ujërave në rajon. Prandaj organet lokale në Dibër me të drejtë kërkojnë që të realizohen projekte rajonale kur është në pyetje mbrojtja e pastërtisë të ujërave./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe