Para dy dekadave Dibra ka pasur lokacionin dhe vendin për groposjen e kafshëve të ngordhura dhe ai vend ka qenë në afërsi të ish Kombinatit bujqësor “Progresi”. Në këtë qendër që ka funksionuar, më se tre dekada, blegtorët dibranë kanë groposur bagëtinë e ngordhur, kurse qendra është menaxhuar nga kombinati në fjalë. Sot ai lokacion për groposjen e kafshëve nuk funksionon, njofton Koha.mk.
Dibranët me të drejtë shqetësohen rreth groposjeve të kafshëve të ngordhura. Dibra e as komunat rurale përreth saj nuk kanë qendër kompostimi për groposjen e kafshëve të ngordhura. Për problemin në fjalë është biseduar nga ana e institucioneve kompetente, por që deri tani kafshët e ngordhura groposen me vend e pa vend. Në një situatë të këtillë kohëve të fundit ka iniciativa për përcaktimin të një qendre të këtillë, meqë edhe vet ligji që rregullon çështjen në fjalë kërkon që patjetër komunat duhet të përcaktojnë lokacion dhe të ndërtojnë vendin për groposjen e kafshëve të ngordhura. Duke marrë parasysh se komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrov Rostush kanë shumë bagëti, por edhe kafshë të tjera shtëpiake, parashtrohet edhe nevoja urgjente që së bashku apo individualisht, pushtete vendore të komunave në fjalë të përcaktojnë e pastaj edhe të ndërtojnë qendrat për kompostim.
Për këtë problem kanë debatuar edhe institucionet kompetente të Dibrës. Përfaqësuesit e Drejtorisë për krizë dhe shpëtim në Dibër, në një takim me përfaqësuesit e pushteteve vendore dhe institucionet që veprojnë në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, parashtruan urgjentisht nevojën që qendrat në fjalë të ndërtohen. Duke dhënë sqarime në lidhje me këtë problem u theksua se bëhet fjalë për një qendër, e cila është paraparë me ligj dhe është obligim ligjor i komunave. Përfaqësuesi i Komunës Dibër, Reshat Qormemeti, në këtë takim ka thënë se Komuna Dibër është fakt se nuk ka përcaktuar lokacion, por që ka projekt për ngritjen e qendrës për kompostim. Sipas tij, pritet që në një kohë të përcaktuar të ndërmerren aktivitete konkrete. Nga ana tjetër, në Komunën Qendër Zhupë, sipas përfaqësuesit Ramiz Sulejmanoski, jo vetëm që nuk ka qendër për groposjen e kafshëve të ngordhura, por nuk është përcaktuar as lokacioni. Përfaqësuesi i kësaj komune ka theksuar se pushteti vendor është i gatshëm që të respektojë ligjet në lidhje me këtë problem. Në këtë takim u dha vlerësimi se situata e këtillë është problematike, meqë ndodh që groposjen e kafshëve të ngordhura, pronarët t’i bëjnë në vende ku shumë shpejt mund të paraqiten probleme me sëmundjet infektive apo ndotjen e mjedisit jetësor.
Në këtë takim u theksua se tani kur në vend është paraqitur sëmundja e lëkurës te bagëtia, edhe pse kjo sëmundje nuk është prezent në rajonin më perëndimor të vendit, nevojitet një gatishmëri më e lartë në drejtim të ndërtimit të një qendre për groposjen eventuale të bagëtisë me sëmundje infektive. Në takim u dha vlerësim se duhet të vazhdojnë aktivitete të pushteteve vendore, së bashku me institucionet kompetente qendrore dhe lokale, që kanë të bëjnë me problemin në fjalë.
Nga ana tjetër, blegtorët dibran theksojnë se e kanë shume rëndë në momentet kur u ngordh ndonjë kafshë, meqë komuna nuk ka vend për groposjen e kafshëve. Ata thonë se janë të detyruar që kafshët e ngordhura t’i groposin vend e pavend. Sipas kryetarit të Shoqatës së blegtorëve dibranë “Dashi”, Skënder Ame, problem është prezent më se dy dekada. Para dy dekadave Dibra ka pasur lokacionin dhe vendin për groposjen e kafshëve të ngordhura dhe ai vend ka qenë në afërsi të ish Kombinatit bujqësor “Progresi”. Në këtë qendër që ka funksionuar, më se tre dekada, blegtorët dibranë kanë groposur bagëtinë e ngordhur, kurse qendra është menaxhuar nga kombinati në fjalë. Sot ai lokacion për groposjen e kafshëve nuk funksionon, thekson Ame dhe shton se numri më i madh i kafshëve të ngordhura hidhet në deponinë e qytetit ose groposen nga vete blegtorët në lokacione të ndryshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë