E vlerësojmë situatën epidemiologjike me Covid-19 si alarmante sepse kemi një numër të madh të infektuarve, ndërsa sipas vlerësimeve të autoriteteve, pritet që të ketë edhe të tjerë, tha në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
“Sipas vlerësimeve të autoriteteve, pritet të ketë të tjerë. Që nga data pesë i këtij muaji deri dje janë regjistruar 12 të infektuar rishtas. Personi i parë i infektuar tashmë është shëruar, një tjetër po mjekohet në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ndërsa 10 po mjekohen shtëpi. Tetëdhjetë persona janë në izolim”, tha Duka.
Ajo që është veçanërisht shqetësuese, shtoi ai, është fakti që të infektuarit janë të rinj midis moshës 20 dhe 30 vjeç.
Ai theksoi se priten rezultatet e 40 mostrave të marra, si dhe për një punonjës nga kopshti, ku nga 69 mostra të marrë, 68 janë negativ.
“Sipas vlerësimit tonë, rritja e numrit të të infektuarve është për shkak të lehtësimit të masave kufizuese, mosrespektimi i protokolleve të punës, veçanërisht në kafene dhe restorante, lëvizja në markete dhe institucione të tjera, veçanërisht në bankat, zyrat postare dhe grupime të mëdha të qytetarëve. Nëse nuk respektohen rekomandimet për mbrojtje, atëherë presim një numër të shtuar të të infektuarve të rinj”, tha Duka./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare