LAJMI I FUNDIT:

Dialogu me Serbinë dhe refugjatët afganë, tema kyçe të takimit mes Osmanit dhe ambasadorit austriak

Dialogu me Serbinë dhe refugjatët afganë, tema kyçe të takimit mes Osmanit dhe ambasadorit austriak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger ku gjatë takimit kanë folur për çështje të interesit të dyanshëm.

Në takim është biseduar edhe për zhvillimet e përgjithshme në vend, duke përfshirë përgatitjet e Kosovës për sistemimin e qytetarëve nga Afganistani në kuadër të Programit të Posaçëm të Vizave për Migrim të SHBA-ve sikurse edhe procesin e dialogut me Serbinë.

Sipas komunikatës për medie, Osmani ka theksuar se Kosova është e hapur për t`i strehuar qytetarët e Afganistanit, teksa për procesin e dialogut me Serbinë ka përsëritur qëndrimin se ai duhet të rezultojë me marrëveshje të detyrueshme, e cila e siguron njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.


Sipas kumtesës nga Presidenca, Osmani ka falënderuar Austrinë për mbështetjen ndaj Kosovës në faza të ndryshme historike.

Ndërkaq, ndër të tjera kanë folur edhe për nxitjen e investimeve austriake në Kosovë, bashkëpunimin në fushën e arsimit, në projekte, investime potenciale, bujqësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori