Rritja e komunikimit në mes të sektorit publik dhe atij privat është parakusht për nxitjen e rritjes ekonomike, përmirësimin e mjedisit afarist dhe fuqizimin e sundimit të ligjit. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.
Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane, Ilir Ibrahimi, theksoi se organizimi i tryezave të tilla i shërben krijimit të një platforme ku adresohen shqetësimet e bizneseve dhe shkëmbehen rekomandime lidhur me mënyrat të cilat garantojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Ibrahimi theksoi se në të kaluarën ka pasur luhatje të nivelit të dialogut në mes të sektorit publik dhe atij privat, duke sugjeruar krijimin e një kanali të mirëfilltë të dialogimit në këtë drejtim.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha-Shala, theksoi se Oda Amerikane mbetet një partner shumë i rëndësishëm për çështjet të cilat afektojnë operimet e bizneseve, andaj bashkëpunimi me Komisionin të cilin ajo drejton është i domosdoshëm.
Ndërsa Zëvendëskryetari i këtij Komisioni, Dardan Sejdiu, potencoi se bashkëpunimi me Odat Ekonomike gjatë kësaj periudhe është tejet i rëndësishëm, marrë parasysh se brenda vitit parashihet të hartohen edhe Ligji për Tregti të Brendshme dhe të Jashtme.
Ai bëri thirrje për pjesëmarrje aktive në dëgjimet publike të këtij komisioni parlamentar.
Më tutje, përfaqësuesit e bizneseve diskutuan lidhur me çështjet të cilat afektojnë sektorin e prodhimit, tregtisë, dhe teknologjisë informative dhe zhvillimin ekonomik në tërësi, duke kërkuar rritje të dialogut të mirëfilltë mes sektorit publik me atë privat. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?