LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi, nëse është e nevojshme sekretari amerikan Blinken do t’i thërrasë ose takojë Kurtin dhe Vuçiqin

Dialogu Kosovë-Serbi, nëse është e nevojshme sekretari amerikan Blinken do t’i thërrasë ose takojë Kurtin dhe Vuçiqin

Dialogu Kosovë-Serbi sërish është në vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Derisa në Prishtinë e në Beograd do të vijnë emisarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price ka folur për rrugën përpara në bisedime, ndërsa është shprehur se edhe sekretari i shtetit, Antony Blinken nuk do të “ngurrojë” të angazhohet drejtpërdrejt në këtë proces nëse shihet e domosdoshme.


Price në një deklaratë për media ka thënë se SHBA-të janë të angazhuara në dialogun Kosovë-Serbi.

Pas Brukselit, ShBA dhe BE zbarkojnë në Kosovë e Serbi, DASH: Escobar po vjen për të mbështetur dialogun
Lexo po ashtu Pas Brukselit, ShBA dhe BE zbarkojnë në Kosovë e Serbi, DASH: Escobar po vjen për të mbështetur dialogun

“Ne kemi qenë thellësisht të angazhuar si vëzhgues në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ashtu siç thashë javën e kaluar, bisedimet po vazhdojnë dhe ne jemi duke shikuar. Ne po e bëjmë këtë në partneritet me BE-në dhe po inkurajojmë të dyja palët që ta përdorin dialogun në mënyrë efektive.

Është një dialog që ne e mbështesim shumë dhe mendojmë se është detyrë e të dyja palëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi në masën më të plotë për të çuar përpara diskutimet e tyre mbi marrëdhëniet e normalizuara, të përqendruara dhe në njohjen reciproke.

…Escobar ishte në Bruksel, po udhëton në Prishtinë dhe në Beograd për të mbështetur dialogun, për të vazhduar të tregojmë interesimin dhe angazhimin tonë të nivelit të lartë për këtë çështje…”, tha ai.

I pyetur nëse mund të pritet që sekretari Blinken t’i thërrasë në telefon ose të ketë një takim personal me liderët e Kosovës dhe Serbisë, Price tha “Nëse mendojmë se angazhimi i Sekretarit nëpërmjet telefonit ose personalisht është përbërësi i domosdoshëm për të arritur diçka të tillë në vijën e ‘finishit’ sekretari Blinken nuk heziton të marrë telefonin dhe të bëjë ato biseda”.

Ndryshe, javë diplomatike do të jetë nga e marta në Prishtinë e Beograd.

Pas takimeve në Bruksel ku nuk pati ndonjë marrëveshje e as rezultate publike, këtë javë diskutimet e mbetura pezull e mospajtimet atje do të zhvendosen në Kosovë e Serbi.

Në fakt në Prishtinë e në Beograd do të vijnë emisarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar do të vizitojë dy kryeqytetet për të mbështetur dialogun.

Kështu i ka thënë Telegrafit një zëdhënës i Departamentit Amerikan të shtetit.

Për dallim nga i dërguari amerikan Escobar, ai i BE-së, Mirosllav Lajçak në Kosovë do të jetë ditën e mërkurë merr vesh Telegrafi nga burimet brenda BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori