LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë – Serbi, mirëpritet një takim sipas formatit të Samitit të Parisit

Dialogu Kosovë – Serbi, mirëpritet një takim sipas formatit të Samitit të Parisit

Në takimin e fundit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti thotë se janë pajtuar që të organizohet edhe një takim i nivelit të lartë rreth ecurisë së procesit të dialogut, sipas formatit të Samitit të Parisit. Analistët po vlerësojnë se ky takim më shumë po bëhet për të zhbllokuar dialogun, por megjithatë vlerësohet hap pozitiv.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se është dakorduar me presidentin francez, Emmanuel Macron, për një takim të përbashkët i nivelit të lartë rreth ecurisë së procesit të dialogut, sipas formatit të Samitit të Parisit.

Takimin e mundshëm, njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj e sheh më shumë si një përpjekje për të zhbllokuar dialoguan.


“Një samit të tillë më shumë e shoh si një lloj trysnie që vjen nga Gjermania e Franca për të zhbllokuar dialogun pasi dialogu i nivelit të lartë është në një bllokadë pasi Vuçiqi e ka vendosur si kusht që Kosova ta zbatoj marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, deklaroi për RTV dukagjinin, Arton Demhasaj.

Ndërsa, Emir Abrashi, nga “Demokracia Plus”, thotë se Kosova nuk ka ditur ta shfrytëzojë presidencën gjatshtëmujore të Gjermanisë në Këshillin e BE-së.

“Me marrjen e mandatit nga Qeveria Hoti, Kosova ka pasur zbehje të raporteve me Bashkimin Evropian dhe ngrohje me Amerikën. Në këtë aspekt mendoj se Kosova nuk e shfrytëzuar sa duhet presidencën gjermane të Bashkimit Evropian. Sa i përket samitit të Parisit, Kosova nuk duhet t’iu ikë këtyre proceseve pasi janë në të mirë të saj”, deklaroi Emir Abrashi.

Hoti të enjten bëri të ditur se Macron është pajtuar edhe për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ndërsa, të premten njoftoi se më 26 dhe 27 nëntor do të takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori