LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi ka kuptim kur dy palët gjejnë një kompromis

Dialogu Kosovë-Serbi ka kuptim kur dy palët gjejnë një kompromis

Instituti KIPRED dhe Instituti Riinvest me mbështetjen e Zyrës së Fondacionit Fredrich Elbert (FES) në Kosovë kanë organizuar sot konferencën ndërkombëtare të ekspertëve për t’i kontribuuar ndërtimit të konsensusit në mes të akterëve kyç në dialogun Kosovë-Serbi.

Sejdi Osmani, kryetar i Bordit në Institutin Riinvest tha se për procesin e dialogut Kosovë-Serbi ka stagnuar dhe në disa aspekte edhe në kthim prapa në Kosovë, nga ana tjetër Serbia e ka keqpërdorur skajshmërisht pa përgatitjen e palës kosovare, për ndarjen e Kosovës dhe fushatën për heqjen e njohjeve të Kosovës.

Ndërsa Frank Hantke, drejtor i FES deklaroi se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft me rëndësi dhe kërkon përpjekje të mëdha për bashkëpunim dhe miqësi në mes tyre për një të ardhme të përbashkët në Unionin Evropian.

“Duhet të ketë një vizion të përbashkët dhe drejtim të përbashkët. Gatishmëria për dialog ka kuptim ku të dyja palët janë të gatshëm të gjejnë një kompromis”, tha Hantke, përcjell kp.

Ndërsa, publicisti Veton Surroi mendon se janë katër rrafshe të paraqitura nga pala kosovare për dialog, përfshirë presidentin Thaçi me idenë e tij për korrigjim kufijsh, kryeministri me qëndrimet për taksën ndaj Serbisë, Ekipi negociator për platformën e dialogut, si dhe opozita LDK dhe LVV që nuk dëshirojnë të përfshihen në dialog.

Surroi tha se konsensusi nuk është që po mungon veç te pala kosovare, por edhe tek ndërkombëtarët.

Mirëpo sipas tij, ajo çka ka filluar të ndryshojë tash, është fillimisht me letrën e presidentit Donald Trump që kërkon njohje reciproke.

Surroi ndër të tjera ka thënë se po ashtu ka mungesë të parimeve negociuese në Bruksel.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori