LAJMI I FUNDIT:

Dialogu, Daçiq: Vetëm kompromisi siguron paqe të qëndrueshme

Dialogu, Daçiq: Vetëm kompromisi siguron paqe të qëndrueshme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se vetëm një zgjidhje kompromisi e arritur përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, mund të sigurojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Ai tha në hapjen e Javës së NATO-s në Beograd se nuk ka asnjë arsye pse diçka e rënë dakord nga të dy palët nuk do të ishte e pranueshme për asnjë palë të tretë dhe shtoi se ai ishte i bindur se çdo marrëveshje në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura kishte një efekt stimulues në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.


Daçiq ka folur edhe rreth nismës për mini-Shëngenin ballkanik, për të cilin tha se integrimet duhet të tejkalojnë çështjet e ndarjes.

“Iniciativa e presidentit Vuçiq dhe kryeministrave Edi Rama dhe Zoran Zaev për të ashtuquajturin ‘mini-Shengen’ rajonal, i cili shpresoj se do të mbështetet nga aktorë të tjerë në rajon, duhet të krijojë kushte për lëvizje më të shpejtë të njerëzve dhe kapitalit, por edhe të mundësojë prosperitetin e të gjithë rajonit, ndërsa forcon stabilitetin. Çështja e integrimit duhet të tejkalojë çështjet e ndarjes “, tha ai. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori