LAJMI I FUNDIT:

I dhuron gjyshes ariun lodër, nga i cili dëgjohej zëri i bashkëshortit të saj të ndjerë (Video)

I dhuron gjyshes ariun lodër, nga i cili dëgjohej zëri i bashkëshortit të saj të ndjerë (Video)

Ky është një moment prekës kur një gjyshe fillon të qajë kur dëgjon zërin e bashkëshortit të saj të ndjerë, në një arushë lodër të cilin ia dhuroi mbesa.

Chloe Boyle ka filmuar Elaine Galloway duke hapur një kuti kartoni brenda të cilit ishte një arush, që në këmbën e tij shkruante “shtype”, transmeton Telegrafi.


Dhe në momentin që ajo shtypi këmbën e arushit, dëgjoi zërin e bashkëshortit Archie që tri vite më parë ndërroi jetë dhe i cili thoshte: “Tung e dashur, të dua shumë e dashur”.

Dhe sapo dëgjoi zërin e regjistruar, menjëherë shpërtheu në lot dhe mundohej të fshihte fytyrën prapa lodrës. Por, asaj i mungonte shumë bashkëshorti, pasi e shtypi edhe njëherë këmbën arushit lodër për t’ia dëgjuar zërin më të dashurit.

Por, është interesant se si edhe qenin që e kishte në shtëpi i kërceu në këmbë kur e dëgjoi zërin e ish-pronarit. Chloe, 17-vjeç, nga Livingston, kishte blerë arushin me rastin e përvjetorit të martesës së saj.

Pas publikimit të videos në internet, ajo ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ku shumica e lexuesve kanë pranuar se nuk kanë mundur t’i ndalin lotët nga emocionet. /Telegrafi/